Fjalimi i fuqishëm në Hagë i Selimit: UÇK nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili po deklarohet sot në dhomat e ZPS-së, tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. “Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga…
Lajme
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili po deklarohet sot në dhomat e ZPS-së, tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.
“Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.
Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mjete mbijetese. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. Ishte ushtri çlirimtare.”
“Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai ndërsa vazhdonte fjalimin e tij. /Lajmi.net/