Veseli në Hagë: Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë, veprimet e mia ishin ligjore – Drejtësia mund të vonohet, por jo të mohohet
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po i thonë fjalët e tyre përmbyllëse, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Para gjyqësorit, Veseli ka thënë se se drejtësia ndonëse mund të vonohet, ajo nuk mund të mohohet. “Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore”, ka…
Lajme
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po i thonë fjalët e tyre përmbyllëse, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Para gjyqësorit, Veseli ka thënë se se drejtësia ndonëse mund të vonohet, ajo nuk mund të mohohet.
“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Gjykata duhet me çdo kusht ta mbrojë të vërtetë, drejtësinë dhe paanësinë.
“Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.
Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.
Para tij, fjalën përfundimtare e ka thënë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/