Hashim Thaçi nga Haga: Ekziston vetëm një e vërtetë – unë jam i pafajshëm dhe i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi
Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës. Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi. Me të nisur deklarimin Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij nga…
Lajme
Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi.
Me të nisur deklarimin Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij nga Prokuroria Speciale.
Ai në fillim të deklarimit uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 18-të të pavarësisë, derisa shprehu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.
Në deklarim, Thaçi ka përkujtuar edhe periudhën kur ishte student në Zvicër, duke thënë se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit dhe se planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slbodan Millosheviqit, që siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderët e tjerë botërorë.
Thaçi po ashtu tha se kthimi i tij në Kosovë nuk kishte si qëllim pushtetin, por luftën për liri dhe paqe.
Gjithashtu Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.
“Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, shtoi Thaçi.
“Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, potencoi ai.
Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit./Lajmi.net/