17 Shkurti merr njohje zyrtare në Maryland, Ambasada e Kosovës shpreh mirënjohje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur shpalljen zyrtare nga Guvernatori i Shtetit të Maryland-it, Wes Moore, për njohjen e 17 Shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet amerikan. Ambasada e Kosovës në SHBA ka shprehur mirënjohje për këtë akt simbolik dhe domethënës, duke vlerësuar mbështetjen…

Lajme

18/02/2026 13:26

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur shpalljen zyrtare nga Guvernatori i Shtetit të Maryland-it, Wes Moore, për njohjen e 17 Shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet amerikan.

Ambasada e Kosovës në SHBA ka shprehur mirënjohje për këtë akt simbolik dhe domethënës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Maryland-it dhe të institucioneve amerikane për Kosovën dhe qytetarët e saj.