Goditje për Kosovën, sa gjatë do të mungojë Amir Rrahmani?

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes kundër Romës. Sipas komunikatës zyrtare të klubit italian, lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lezion të gradës së lartë në bicepsin femoris në kofshën e majtë dhe se Rrahmani ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit. Bazuar…

Sport

18/02/2026 13:24

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes kundër Romës. Sipas komunikatës zyrtare të klubit italian, lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lezion të gradës së lartë në bicepsin femoris në kofshën e majtë dhe se Rrahmani ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit.

Bazuar në përvojat mjekësore për këtë lloj dëmtimi, mbrojtësi kosovar pritet të mungojë rreth 8 deri në 12 javë, që do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Napolit dhe Kosovës gjatë kësaj periudhe. Ky lëndim serioz e detyron Rrahmanin të fokusojë energjinë tek rikuperimi i plotë, duke shmangur çdo rrezik për përkeqësim të situatës.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 26 mars kundër Sllovakisë, në kuadër të play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026 në SHBA. Mungesa e kapitenit Rrahmani paraqet një sfidë të madhe për dardanët përballë këtij takimi vendimtar.

Ky është një goditje e rëndë për Napolin dhe Kombëtaren e Kosovës, ndërsa pritet që lojtari të rikthehet në fushë afër fundit të sezonit, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të mjekëve.