QKMK: Mbyllet për kamionë rruga drejt Malit të Zi
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë, shkaku i gjendjes së rrugës nga pjesa e Malit të Zi. Sipas njoftimit, për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. “Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë, shkaku i gjendjes së rrugës nga pjesa e Malit të Zi.
Sipas njoftimit, për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim.