Mbrojtja e Selimit: ZPS nuk ka prova që mbështesin krimet e pretenduara e as për të vërtetuar NPK-në

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts po e thotë fjalën e tij përfundimtare në Hagë. Ai ka thënë se ZPS nuk ka formuar prova për të vërtetuar çdo aspekt të NPK-së, për anëtarësinë e saj, objektivat dhe mjetet që pretendonte se u përdorën për të arritur objektivin. “E vetmja që tha ZPS është se provat që…

Lajme

18/02/2026 12:08

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts po e thotë fjalën e tij përfundimtare në Hagë.

Ai ka thënë se ZPS nuk ka formuar prova për të vërtetuar çdo aspekt të NPK-së, për anëtarësinë e saj, objektivat dhe mjetet që pretendonte se u përdorën për të arritur objektivin.

“E vetmja që tha ZPS është se provat që gjenden në komunikata gjenden në një poshtëshënim të saj. Por, ky poshtëshëmim vetëm evideton komunikatat, por nuk ka prova që mbështesin krimet e pretenduara. Por, vetëm përsëritje e pretendimeve të komunikatave”, tha ai.

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha po ashtu se ZPS nuk ka provuar autorësinë e shënimeve të dorës që ia atribuon Selimit, por këtë ia ka lënë në dorë trupit gjykues që të vlerësojë nëse ato ishin shkruar nga Selimi.