“ZPS-së i vjen turp për argumentet për Selimin” – Roberts i ashpër me Prokurorinë
Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokurorisë së Specializuar i “vjen turp” për argumentet që ka ndaj klientit të tij. “ZPS-së vetë i vjen turp për argumentet e veta për Selimin. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre përfundimtare. Nëse vetë…
Lajme
Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokurorisë së Specializuar i “vjen turp” për argumentet që ka ndaj klientit të tij.
“ZPS-së vetë i vjen turp për argumentet e veta për Selimin. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre përfundimtare. Nëse vetë Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta për Selimin, si mund t’iu bind ju?”, tha ai në nisje të fjalës së tij.
Pas deklarimeve të avokatëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, tash është radha e atij të Rexhep Selimit. Pas tij vjen avokati i Jakup Krasniqit.
Në fund të kësaj seance do të flasin edhe katërshja, ku do të japin deklaratat përmbyllëse. Sot është seanca e fundit para vendimit final./lajmi.net/