“Edhe më tej kam ankthe të tilla”, ka deklaruar ai.
Ai ka bërë të ditur se atë ditë ndodhej në Kosovë si turist.
Gorani ishte duke qëndruar në hotelin “Rajska Banjskë” si turist kur ka ndodhur sulmi i armatosur.
“Ne kemi ardhur me datën 22, të premten, unë, shoqja ime dhe fëmija im i mitur, motra dhe dhëndrri im. Ideja ishte që të pushojmë pak dhe ta vizitojmë manastirin”, tha ai.
Ai ka theksuar se vizita ka qenë private me familjen e tij.
“Në ditën kur ndodhën këto dredhi, dëgjoheshin gjuajtje, në mëngjes atë ditë pamë njerëz të uniformuar. Dhe një person ndodhej në hotel”, theksoi ai.
Prokuroria ka kërkuar që ta përshkruajë personin që ndodhej në hotel.
“Njerëzit që i pamë jashtë hotelit pamë dy veta me uniformë pa shenja, pa distinktiv dhe me armë ushtarake. Ai që ishte në hotel mund t’ia shihnim vetëm pushkën, kurse uniformën jo; ai po kërkonte diçka të ngjashme si batanijen”, ka deklaruar Goran.