Ambasada amerikane: Sot, 18 vjet më parë Amerika njohu Kosovën si shtet sovran, zotohemi të jemi miku dhe partneri juaj i ngushtë

Kosova ka shënuar dje 18 vjetorin e pavarësisë. Për këtë shënim shtete të shumta të botës uruan Kosovën, për të gjitha arritjen në këto vite. Ndërsa sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi se si 18 vjet më parë Amerika e njohu zyrtarisht Kosovën, si shtet sovran dhe të pavarur. Aty thuhet se…

Lajme

18/02/2026 10:19

Kosova ka shënuar dje 18 vjetorin e pavarësisë.

Për këtë shënim shtete të shumta të botës uruan Kosovën, për të gjitha arritjen në këto vite.

Ndërsa sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi se si 18 vjet më parë Amerika e njohu zyrtarisht Kosovën, si shtet sovran dhe të pavarur.

Aty thuhet se si presidenti George Bush i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike në mes dy vendeve.

“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona”,thuhet në publikim.

Po ashtu u tha se vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.

“…Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë.” – Deklaratë nga ish-sekretarja Rice, 18 shkurt 2008 #Freedom250./Lajmi.net/