Mos vazhdimi i kontratës së dy gazetarëve, Komisioni për Media e fton në seancë u.d e drejtorit të RTK-së
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e ka thirrur në seancë dëgjimore u.d drejtorit të RTK-së, Hysen Hundozin. Ai do të thirret mbi çështjen e mos vazhdimit të kontratave të dy gazetarëve, Edina Avdiu dhe Hana Marteti, transmeton lajmi.net. Siç tregon juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se deputeti…
Lajme
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e ka thirrur në seancë dëgjimore u.d drejtorit të RTK-së, Hysen Hundozin.
Ai do të thirret mbi çështjen e mos vazhdimit të kontratave të dy gazetarëve, Edina Avdiu dhe Hana Marteti, transmeton lajmi.net.
Siç tregon juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se deputeti i VV-së, Egzon Azemi ishte kundër kësaj thirrje, duke thënë që të mos politizohet kjo çështje.
Por, kryetarja e këtij komisioni, Ariana Musliu-Shoshi vendosi që të thirret në seancë dëgjimore u.d i drejtorit dhe dy gazetaret. /lajmi.net/