Shkojnë sot në Hagë edhe gruaja dhe djali i Kadri Veselit

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sot pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së. E sot në Hagë ndodhet edhe bashkëshortja e Kadri…

Lajme

18/02/2026 08:53

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sot pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.

E sot në Hagë ndodhet edhe bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta bashkë me djalin Klestorin.

Ajo nuk është deklaruar për media.