Deklaratat përmbyllëse në Hagë, katërshja e UÇK-së thotë fjalët përfundimtare
Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca pritet të fillojë në ora 09:00. Gjersa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën vendimtare, sot do të dëgjohen fjalët përfundimtare nga përfaqësuesi i…
Lajme
Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca pritet të fillojë në ora 09:00.
Gjersa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën vendimtare, sot do të dëgjohen fjalët përfundimtare nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të katërshes së UÇK-së.