Një skiatore thyen këmbën në majën e Ram Aruqit, ShKShMK intervenon
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se kanë zhvilluar një operacion shpëtimi të një turiste, ski-bjeshkatare që ka thyer këmbën gjatë skijimit. ShKShMK ka njoftuar se viktimës në vendngjarje i është dhënë ndihma e parë duke e imobilizuar frakturën dhe përgatitur për evakuim. “Aksidenti ka ndodhur në afërsi të majës së Ram Aruqit,…
Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se kanë zhvilluar një operacion shpëtimi të një turiste, ski-bjeshkatare që ka thyer këmbën gjatë skijimit.
ShKShMK ka njoftuar se viktimës në vendngjarje i është dhënë ndihma e parë duke e imobilizuar frakturën dhe përgatitur për evakuim.
“Aksidenti ka ndodhur në afërsi të majës së Ram Aruqit, në kreshtën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Operacioni është ekzekutuar me teknika të bartjes me barrelë dhe motosajë. Operacioni ka përfunduar me dorëzimin e të lënduarës te ekipet e urgjencës”, ka njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: