Begaj shkruan për takimin me Osmanin: Jemi të vendosur të forcojmë partneritetin për të ecur së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Takimin mes tyre, Begaj e ka quajtur takim miqësor. “Shqipëria dhe Kosova të vendosura të forcojnë partneritetin strategjik për të ecur së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta. Në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, Kosova dëshmon…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Takimin mes tyre, Begaj e ka quajtur takim miqësor.
“Shqipëria dhe Kosova të vendosura të forcojnë partneritetin strategjik për të ecur së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta. Në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, Kosova dëshmon pjekuri me vendosjen e stabilitetit politik dhe besnikëri ndaj miqve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së. Përgëzime, Presidente Osmani!”, ka shkruar Begaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: