Memli Krasniqi: Pavarësisht kohës, më vjen mirë që presidentja Osmani iu bashkua marshit të sotëm

Ish-kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e vlerëson pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në marshin e sotëm në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Express. Krasniqi ka thënë se e vlerëson një gjest të tillë të Osmanit, pavarësisht kohës kur po ndodh. “Më vjen mirë. Ne si PDK kemi qenë pak të vetmuar.…

Lajme

17/02/2026 17:40

Ish-kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e vlerëson pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në marshin e sotëm në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Express.

Krasniqi ka thënë se e vlerëson një gjest të tillë të Osmanit, pavarësisht kohës kur po ndodh.

“Më vjen mirë. Ne si PDK kemi qenë pak të vetmuar. Ka qenë tepër e rëndësishme ta kemi përkrahjen e institucioneve. S’mund ta arsyetojë kurrë qeverinë e kaluar të z. Kurti që i pat zvoglu fondet për mbrojtjen e luftës çlirimtare në Hagë”, ka thënë Krasniqi në Frontal të T7.

Ai ka thënë se pavarësisht kohës, e vlerëson praninë e Osmanit në këtë marsh të sotëm.

“Më vjen mirë, vërtet e vlerësoj, pavarësisht kohës. Edhe presidentja Osmani, edhe kryeministri Kurti që po i japin përkrahje e që sot janë në linjë ku kemi qenë që nga fillimi. Është një mesazh i mirë. Nuk ka qenë krejtësisht e arsyeshme që ta kemi mbështetjen e Edi Ramës, e të mos e kemi të krerëve institucional të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.