“Vëllai im të përqafoj fort, të dua shumë” – Edi Rama publikon video duke i uruar në telefon Pavarësinë Hashim Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ai ka publikuar një video, ku shihet shumë i emocionuar teksa bisedon në telefon me Thaçin në Hagë, shkruan lajmi.net. “Gëzuar pavarësinë edhe ty komandant. Vëllai im, të përqafoj fort. Të dua”, dëgjohet teksa i thotë…

Lajme

17/02/2026 17:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai ka publikuar një video, ku shihet shumë i emocionuar teksa bisedon në telefon me Thaçin në Hagë, shkruan lajmi.net.

“Gëzuar pavarësinë edhe ty komandant. Vëllai im, të përqafoj fort. Të dua”, dëgjohet teksa i thotë Rama në telefon Thaçit.

Ai thotë edhe se është mërzitur, dhe i dërgon përqafime e të fala, ndërsa mbi videon e publikuar, Rama ka shkruar:

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!””. /Lajmi.net/