Kurti takon presidentin shqiptar, flasin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e raportit ndërshtetëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. Në këtë takim, Begaj e uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kurtin e ka uruar për mandatin e ri dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati. “Bashkë biseduan…

Lajme

17/02/2026 16:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Në këtë takim, Begaj e uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kurtin e ka uruar për mandatin e ri dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati.

Bashkë biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror. Kryeministri falënderoi Presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/