Leonora Jakupi publikon fotografi nga protesta për ish-krerët e UÇK-së

Në Prishtinë është mbajtur Marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës. Hapja e Marshit u bë nga reperi Lyrical Son me…

ShowBiz

17/02/2026 16:18

Në Prishtinë është mbajtur Marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Hapja e Marshit u bë nga reperi Lyrical Son me performancën e “Ushtria Çlirimtare”.

Kanë interpretuar po ashtu edhe Ilir Shaqiri me djalin Korabin dhe nipin e tij.

Pati edhe performanca të tjera që sollën emocione dhe lot tek të pranishmit.

Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.

Me anë të një fotografie në rrjete sociale, artistja ka treguar mbështetje për ish-krerët që ndodhen në Hagë.