Përparim Rama përkrah Endrit Thaçit: Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama edhe në këtë marsh protestues për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë ka qenë i pranishëm. Ai ka qenë madje në ballë të këtij marshi përkrah shumë zyrtarëve të PDK-së, e bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin. Rama publikoi edhe disa fotografi nga ky…

Lajme

17/02/2026 15:20

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama edhe në këtë marsh protestues për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë ka qenë i pranishëm.

Ai ka qenë madje në ballë të këtij marshi përkrah shumë zyrtarëve të PDK-së, e bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

Rama publikoi edhe disa fotografi nga ky marsh ku kërkohej drejtësi.

“Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet 🇽🇰 për kombin tonë 🇦🇱“, deklaroi ai./Lajm.net/