Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë një porosi me ndjekësit e tij me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai tha se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë. “Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e…

Lajme

17/02/2026 14:24

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë një porosi me ndjekësit e tij me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai tha se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë.

“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër👐 dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun.