Me emblemën e UÇK-së në duar, qytetarët presin nisjen e protestës

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për protestën e paralajmëruar në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Protesta ishte paraparë të niste në ora 14:00, por edhe pse kanë kaluar rreth 10 minuta, ajo ende nuk ka filluar zyrtarisht. Megjithatë, turma e qytetarëve vazhdon të…

Lajme

17/02/2026 14:14

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për protestën e paralajmëruar në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Protesta ishte paraparë të niste në ora 14:00, por edhe pse kanë kaluar rreth 10 minuta, ajo ende nuk ka filluar zyrtarisht. Megjithatë, turma e qytetarëve vazhdon të shtohet, ndërsa atmosfera mbetet e qetë.

Në mesin e pjesëmarrësve është parë edhe një emblemë e madhe e UÇK-së, e vendosur mbi turmën e protestuesve, krahas flamujve kombëtarë dhe atyre të Kosovës.

Qytetarët kanë theksuar se janë mbledhur për të shprehur mbështetje dhe për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare, ndërsa organizatorët pritet të japin mesazhet e tyre në vazhdim. /Lajmi.net/