Deçani shënon 18-vjetorin e pavarësisë, thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku u theksua rëndësia historike e kësaj dite dhe nderimi për sakrificën për liri. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar qytetarët për Pavarësinë, duke njoftuar për aktivitetet e planifikuara gjatë ditës, raporton KosovaPress. Ndërsa, ka thënë…
Lajme
Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku u theksua rëndësia historike e kësaj dite dhe nderimi për sakrificën për liri.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar qytetarët për Pavarësinë, duke njoftuar për aktivitetet e planifikuara gjatë ditës, raporton KosovaPress. Ndërsa, ka thënë se nga ora 14:00 do të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma Liria ka Emër në Prishtina, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
“Urime Pavarësia, sot do të bëjmë homazhe në qendër të Deçanit, në Gllogjan, nga ora 14:00 jemi në Prishtinë të gjithë bashkë”, tha Ramosaj.
Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, në fjalën e tij tha se 17 Shkurti nuk është vetëm një datë kalendari, por dita e përmbushjes së një ëndrre shekullore të popullit të Kosovës.
Ai një pjesë të fjalimit ia kushtoi edhe ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.
“Sot nuk është thjesht një datë kalendari, nuk është thjesht një seancë solemne, është dita kur u përmbush ëndrra shekullore e një populli që kurrë nuk u dorëzua. Historia jonë është histori qëndrese, me shekuj populli ynë ka luftuar për të drejtën elementare, për të jetuar i lirë në tokën e vet…Një pjesë të veçantë të kësaj fjale dua të ja kushtoj krerëve të UCK-së të cilët sot padrejtësisht mbahen në Hagë. Janë figura që mëshirojnë një kapitull të rëndësishëm në historinë tonë. Besojmë se procesi ndaj tyre është politik, se dhe e drejta do të tirumfojë, lufta e UCK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Këtë e ka dëshmuar në proceset tjera gjyqësore ndërkombëtare, ish kryeministër, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët u shpallen të pafajshëm, drejtësia vonoj por nuk harroj. Nga ky vend në këtë ditë, për shtetin tonë kërkojmë lirimin e tyre dhe shpalljen e pafajësisë”, ka theksuar Sutaj.