Qytetarët nisin të mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Qytetarët nga e gjithë Kosova, si dhe nga diaspora, po mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke mbajtur flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe kombëtarë. Marshimi i planifikuar për ora 14:00 synon të kërkojë drejtësi për katërshe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë. Në qendër të sheshit, mbi pjesëmarrës qëndron mbishkrimi…

Lajme

17/02/2026 13:15

Qytetarët nga e gjithë Kosova, si dhe nga diaspora, po mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke mbajtur flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe kombëtarë. Marshimi i planifikuar për ora 14:00 synon të kërkojë drejtësi për katërshe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë.

Në qendër të sheshit, mbi pjesëmarrës qëndron mbishkrimi “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e ish-udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Ngjarja është e organizuar paqësisht dhe qytetarët kanë filluar të grumbullohen që herët, duke shprehur njëzëri kërkesën për drejtësi dhe respekt për kontributin e luftëtarëve të UÇK-së. /Lajmi.net/