Incident në vendin e punës në Lipjan, punëtori dërgohet në QKUK – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. Sipas njoftimit, viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është lënduar në vendin e tij të punës. Ai është duke marrë trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e…

Lajme

17/02/2026 09:09

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas njoftimit, viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është lënduar në vendin e tij të punës. Ai është duke marrë trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/