Osmani dhe Kurti bëjnë nderime te varri i Adem Demaçit

Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pos që kryen nderime të varri i Demaçit, krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, te Monumenti i të Pagjeturve dhe te Pllaka Përkujtimore…

Lajme

17/02/2026 09:06

Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pos që kryen nderime të varri i Demaçit, krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, te Monumenti i të Pagjeturve dhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu nga ora 10:30 pritet të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.