Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Zvicra për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për…

Lajme

16/02/2026 22:06

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Zvicra për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe kishte tentuar të shmanget drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane. Pas ardhjes në vend, i dyshuari u dorëzua njësive përkatëse policore për të vazhduar procedurat ligjore.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Lajmi.net/