Policia në Kaçanik shoqëron 21-vjeçarin, i sekuestron pistoletë në shtëpi
Një 21-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut për intervistim për posedim të armës së zjarrit. Policia bën të ditur se pas pranimit të informatës së D.K., posedon armë, u krye bastisje në fshatin Kovaçec ku është gjetur dhe konfiskuar pistoleta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij…
Lajme
Një 21-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut për intervistim për posedim të armës së zjarrit.
Policia bën të ditur se pas pranimit të informatës së D.K., posedon armë, u krye bastisje në fshatin Kovaçec ku është gjetur dhe konfiskuar pistoleta.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20.