Kurti: Me Ramën shqyrtuam mënyrat për t’i tejkaluar sa më lehtë sfidat e përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar marrëveshjet bilaterale ekzistuese, fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si dhe mundësitë e reja dhe sfidat e përbashkëta. Ai theksoi se me mandatet e ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synojnë…

Lajme

16/02/2026 18:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar marrëveshjet bilaterale ekzistuese, fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi, si dhe mundësitë e reja dhe sfidat e përbashkëta.

Ai theksoi se me mandatet e ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synojnë t’u shërbejnë edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave.

Postimi i plotë: