Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar një person. V.N është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”. “Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim…

Lajme

16/02/2026 16:48

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar një person.

V.N është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/