Publikohet programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Nesër, më 17 shkurt është 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Zyra e Kryeministrit, ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo është agjenda: 7:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise) 7:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e…
Lajme
Nesër, më 17 shkurt është 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit, ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo është agjenda:
7:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise)
7:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)
7:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
7:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
8:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
8:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani) 9:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Prekaz)
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)
11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)
17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës
20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)