Kurti sefte në BQK, thotë se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të pavarura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tash kur gëzon mandatin e tretë në krye të ekzekutivit, ka vizituar për herë të parë Bankën Qendrore të Kosovës, gjë që sipas tij tregon se nuk ka ndërhyrje në punën e këtij institucioni financiar. Këto komente Kurti i bëri me rastin e hapjes së ekspozitës “Paraja…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tash kur gëzon mandatin e tretë në krye të ekzekutivit, ka vizituar për herë të parë Bankën Qendrore të Kosovës, gjë që sipas tij tregon se nuk ka ndërhyrje në punën e këtij institucioni financiar.
Këto komente Kurti i bëri me rastin e hapjes së ekspozitës “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”, duke theksuar pavarësinë e këtij institucioni financiar.
“Jam për herë të parë këtu, në këtë ndërtesë, nuk kam qenë asnjëherë më herët, edhe pse jam për herë të tretë kryeministër, dhe merreni këtë si dëshmi të sforcuar që Qeveria e Republikës nuk i ndërhyn BQK-së si institucion i pavarur”, ka theksuar Kurti.