Prokurori kërkon që Endrit Nika të shpallet fajtor për vrasjen e argjentinases Maria Clara Urdangaray
Gjyqi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, partneres së tij, Maria Clara Urdangaray, po shkon drejt përfundimit. Sot në gjykatë është edhe fjala përfundimtare, derisa të pranishëm janë edhe prindërit e viktimës. Nën ae viktimës madje ka deklaraur se po ndjen neveri me deklarimin e Endrit Nikës, ku krahasoi dhimbjen e…
Lajme
Gjyqi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, partneres së tij, Maria Clara Urdangaray, po shkon drejt përfundimit.
Sot në gjykatë është edhe fjala përfundimtare, derisa të pranishëm janë edhe prindërit e viktimës.
Nën ae viktimës madje ka deklaraur se po ndjen neveri me deklarimin e Endrit Nikës, ku krahasoi dhimbjen e tij me atë të nënës (në këtë rast të nënës së Maria Clara).
Gjithashtu në seancën e sotme, prokurori i çështjes, Armend Hamiti, paraqiti fjalën përfundimtare, duke kërkuar shpalljen fajtor të të pandehurit sipas aktakuzës
“Ngjarja e saj nuk është thjesht një dosje, por një histori dhune, kontrolli dhe tragjedie personale. Ne e dimë fatkeqësisht se drejtësia nuk mund ta rikthejë jetën e saj, por mund të tregojë se jeta e saj kishte vlerë dhe se dhuna nuk mund të tolerohet. Përgjegjësia, i nderuar trup gjykues, ka emër, Endrit Nika. Në bazë të të gjitha provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, në bazë të deklarimit të vetë të akuzuarit, në bazë të ekspertizave dhe duke vlerësuar me kujdes rrethanat rënduese dhe ato lehtësuese, nëse gjykata vlerëson se ekzistojnë të tilla, Prokuroria kërkon që i akuzuari Endrit Nika të shpallet fajtor sipas aktakuzës për shkaktimin e vdekjes së Maria Clara Urdangaray dhe ndaj tij të shqiptohet dënimi i paraparë me ligj”, tha ai./Lajmi.net/
Fjala përfundimtare ndaj Endrit Nikës, familjarët e argjentinases vishen me bluza dedikuar asaj