Kurti: Buxheti është rritur nga 2.2 miliardë në 4 miliardë, kjo rritje do të pasqyrohet në rritje të pagave e pensioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në foltore të Kuvendit, iu është përgjigjur kritikave të opozitës për buxhetin e propozuar. Ai ka falënderuar fillimisht ata për votimin e Planit të Rritjes së BE-së, dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Kurti ka folur për buxhetin i cili u miratua në tetor të 2025-tës, që ka thënë se…

Lajme

16/02/2026 12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në foltore të Kuvendit, iu është përgjigjur kritikave të opozitës për buxhetin e propozuar.

Ai ka falënderuar fillimisht ata për votimin e Planit të Rritjes së BE-së, dhe marrëveshjet me Bankën Botërore.

Kurti ka folur për buxhetin i cili u miratua në tetor të 2025-tës, që ka thënë se ai që u propozua sot nuk mund të jetë i ri si është përbërja e re e Kuvendit dhe Qeveria e re.

“Zotimet e thëna në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë e datës 1 shkurt ku u rizgjodha kryeministër, por para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vije të ju programi qeveritar. Do të ishte jonormale, që ne këtu të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë, pa e sjell paraprakisht programin qeveritar.  Rendi është kështu premtimet në fushatë, ekspozeja, programi qeveritar dhe më p;astaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet që kemi prezantuar natyrisht që kryefjala është shifra prej afër 4 miliardë euro, ku rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Natyrisht risi, por tashmë e paralajmëruar e këtij buxheti është paka e 13-të e punëtorëve të sektorit publik, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të viit por në pranverë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në këtë buxhet, është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë prej 0.5% për çdo vit përvojë pune, ndërsa ka thënë se buxheti i vitit 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, shtesave për lehona, pagesave për të rinj dhe gratë që angazhohen nga superpuna, kompletim i reformave së asistencës sociale.

“Synimi ynë vjen nga orientimi ynë, rritjen të mos e mbajmë për shtet por ta shpërndajmë në shoqëri, dhe shpërndarja e rritjes ekonomike shpërndarja e mirëqenies përveç se e zvogëlon pabarëzinë, e rrit kërkesën agregate në ekonomi që është mirë për ekonominë e shtetit.  Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale, por edhe mbështetja për kulturën e sportin. Rritet mbështetja për ndërmarrësit e sektorit privat dhe bujqit, por rritet mbështetja edhe për investime në strukturë publike.  Para së gjithash, në këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria dhe vijueshmëria e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.

Për investimet kapitale, ai ka thënë se në 2026-tën, afrohet vlerë prej 1 miliardë euro.

“Ne u kritikuam se ky është buxhet i status quo-së, besoj që u përgjigja me faktin se ne duhet 6ta sjellim programin qeveritar njëherë e më pastaj buxhetin. Duhet ta pranojmë se nëse dikur stabiliteti ka qnë progres, tash kemi progresstabil. Pra është njëfar kalimi cilësor, prej stabilitetit si progres në progres stabil.  Rritja ekonomike së paku 4% natyrisht që është stabile, dhe një rritje e tillë natyrisht që nuk është status quo e keqe”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me importet, ai ka thënë se rritja e importeve vjen nga rritja e fuqisë blerëse, dhe gjithashtu ka thënë se vjen nga fakti që është eliminuar propaganda.

“Janë 37 rrugë ilegale të mbyllura në territor të Kosovës, prej tyre 27 në veri të Kosovës dhe eleminimi i kontrabandës normalisht që ka kontribuar në rritje të importit, përveç rritjes së fuqisë blerëse ku një pjesë e konsiderueshme janë mallra që vijnë nga jashtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka pasur rritje të çmimeve të produkteve bazë, por ka thënë se do të kenë tavan së shpejti.

“Ju e dini që ne kemi propozuar ligjin për çmime tavan për produkte bazë, i cili ka pasur një adresim në formë ankese nga opozita në Kushtetuese, dhe më pas është rrëzuar. Ne do ta risjellim ligjin me çmime tavan me produkte bazë, dhe do ta drenojmë abuzimin me çmime.  Ne nuk jemi kundër fitimit të korporatave, por ne jemi kundër superprofitit në kurriz të qytetarëve që paraqet abuzim me popullsinë mbarë. Fitimi i korporatave është rritur në Kosovë, në qeveritë e mëhershme kurrë nuk e ka mbërri 1 miliardë, në vitin 2019 ishte më së miri me rreth 950 milionë, ndërkaq vitin që lam pas fitimit i korporatave është 2.2 miliardë. 120% rritje e fitimit të korporatave”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe atë që tha Abdixhiku në lidhje me buxhetin e vendit më të varfër në Evropë, e që Kurti ka thënë se është afër 4 miliardë euro, ndërsa në 2021-tën i është trashëguar 2,4 miliardë euro.

“Eshtë një rritje prej 2/3 dhe rritja ekonomike që flasim është rritje reale, jo nominale. Është rritje kur hiqet inflacioni, e kush e ka shumë në hall inflacionin ju lutem ta mbështetni ligjin që do të vie së shpejti këtu, ligjin për çmime tavan për produkte bazë. Pra, rritja është reale, dëhsirojmë edhe më shumë edhe më shpejtë, por kjo rritje e buxhetit nënkupton që ne jemi të Kosovës dhe Kosovën e rrisim. Nuk e rrisim një shtet në Evropë, Kosovën siç e kemi gjetur më 2.2 miliardë buxhet në 2021, tashmë e sjellim në 4 miliardë që besoj se është në rritje të pamohueshme”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/