Abdixhiku: Nëse LDK-së i mohohet e drejta kushtetuese, do të ridefinojmë pozicionin tonë për çështjet që kërkojnë votat tona

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për buxhetin e propozuar nga Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se të premtën janë marrë vesh që të jepet kohë fllimisht deputetëve të trajtojnë një dokument shumë të rëndësishëm e shumë voluminoz, por që edhe Qeveria të sjell një dokument…

Lajme

16/02/2026 11:27

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për buxhetin e propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se të premtën janë marrë vesh që të jepet kohë fllimisht deputetëve të trajtojnë një dokument shumë të rëndësishëm e shumë voluminoz, por që edhe Qeveria të sjell një dokument të ri me tri reflektime kryesore.

“E para, të reflektoj strukturën e kabinetit qeveritar, që katër ministri të reja të kenë buxhetin e tyre, dhe ky buxhet të mos ndahet nga ministri i Financave Ministrive të tjera, por nga Kuvendi i Kosovës. E dyta, që buxheti të reflektoj ekspozenë që e prezantoj Kurti në ditën e formimit të Qeverisë, në mënyrë që ato zotime të dhëna të mos jenë vetëm fjalë. Në të kundërtën, një ekspoze pa buxhet mbetet vetëm një platformë e fjalëve të thata që duket jobefasuese do të jetë sërish rasti këtu .E treta, që buxheti i Kosovës të reflektoj kushtetueshmërinë. Fjalën e kam për buxhetin e kryeqytetit. Paradoksalisht ky buxhet i Kosovës nuk e merr parasysh buxhetin e kryeqytetit. Është shqetësuese se si Kuvendit i sillet një dokument që nuk e respekton vendimmarrjen autonome të kryeqytetit dhe së këndejmi menjëherë bëhet jokushtetues”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se Prishjtina e ka miratuar buxhetin e saj me 6 shkurt 2026, ndërsa buxheti i Kosovës është sjell në Kuvend për herë të parë me 13 shkurt 2026.

“Nuk ka asnjë arsye as ligjore as kushtetues, që një buxhet nacional të mos amrrë parasysh vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës. sikurse jemi mbledh ne këtu në Kuvend për të vendosur diçka, edhe asambleja komunale ka shprehur vu;lnetin e popullit të Prishtinës, për ndarjen e buxhetit të vetë. Ne nuk kemi as autoritet as nuk duhet të kemi vullnet ta bllokojmë buxhetin e kryeqytetit të Kosovës.Madje, veç mendja me na shku për të bërë një gjë të tillë, është luajtje me fatin e mijëra punëtorëve, familjeve e banorëve që janë lodhur nga kjo përplasje e panevojshme.  Për LDK-në, është e rëndësishme jo vetëm zotimet që janë dhënë për Prishtinën t’i realizojmë në tërësi ne që e kemi marrë besimin aty, por edhe të kuptojmë relacionin që do të ketë LDK me këtë Kuvend. Nëse LDK-së i mohohet në këtë Kuvend një e drejtë kushtetuese vetëm nga vullneti i numrave shumicë, atëherë edhe LDK do të ridefinojë pozicionin e saj në çështje që kërkohen edhe numrat tonë në këtë Kuvend”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/