Osmani falënderon Trumpin për urimet e Pavarësisë: Kosova do të qëndroj gjithnjë krah SHBA-ve, në përpjekje për një botë më të sigurt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për urimet në prag të Ditës së Pavarësisë. Ajo ka falënderuar atë edhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për urimet në prag të Ditës së Pavarësisë.
Ajo ka falënderuar atë edhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt”, ka shkruar Osmani.
Trump, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, në mesazhin e tij Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me qëllim avancimin e prosperitetit të përbashkët. Në letër theksohet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për forcimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.
Presidenti Trump ka falënderuar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, iniciativë që synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.
Në përmbyllje të mesazhit, ai ka shprehur besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: