Pak ditë nga formimi i institucioneve të reja, Edi Rama sot në Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vie sot në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga burime të lajmi.net, derisa ende s’ka pasur detaje në lidhje me takimet që do të zhvilloj. Kjo vizitë e Ramës vie pak ditë pas konstituuimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së qeverisë së re të drejtuar nga…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vie sot në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga burime të lajmi.net, derisa ende s’ka pasur detaje në lidhje me takimet që do të zhvilloj.
Kjo vizitë e Ramës vie pak ditë pas konstituuimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.
Rama pritet që të takohet me krerët e institucioneve në vend, në një periudhë të rëndësishme politike.
Ndryshe nesër Kosova shënon 18 vjetorin e Pavarësisë dhe në qendër të Prishtinës protestohet kundër padrejtësive nga Specialja në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së./Lajmi.net/