Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe një person është lënduar “Sot rreth ores 17:00 jemi njoftuar per nje aksident ne rrugën…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe një person është lënduar
“Sot rreth ores 17:00 jemi njoftuar per nje aksident ne rrugën Prishtinë -Podujevë, ku është përfshirë nje automjet. Në aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën Prishtinë Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 18:20në rrugën Prishtinë – Podujevë (Lluzhan) ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/