Marshi “Drejtësi, jo politikë”, Krasniqi: Do të dalim më shumë se herën e kaluar, kjo nuk është çështje e një partie por e dinjitetit kombëtar

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt. Ai ka thënë se marshi i kaluar në Prishtinë, ka dëshmuar fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi, ndërsa të martën ka thënë se do të dalim edhe më shumë.…

Lajme

15/02/2026 16:43

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt.

Ai ka thënë se marshi i kaluar në Prishtinë, ka dëshmuar fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi, ndërsa të martën ka thënë se do të dalim edhe më shumë.

“Sepse, kjo nuk është çështje e një individi, e një partie apo e një grupi të caktuar, por çështje e dinjitetit kombëtar e shtetëror, e së vërtetës historike dhe e të drejtës së patjetërsueshme për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Thirrja jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: Drejtësi, jo politikë! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: