“Liria ka Emër” viziton familjen Selimi para marshit të 17 shkurtit: Solidaritet dhe drejtësi për çlirimtarët

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan familjen e Rexhep Selimit, i cili gjykohet në Hagë, për të shprehur mbështetje dhe solidaritet në këtë moment vendimtar. Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, e shoqëruar nga djali dhe vajza, dhe zhvilluan një takim solidarizues me…

Lajme

15/02/2026 15:20

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan familjen e Rexhep Selimit, i cili gjykohet në Hagë, për të shprehur mbështetje dhe solidaritet në këtë moment vendimtar.

Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, e shoqëruar nga djali dhe vajza, dhe zhvilluan një takim solidarizues me familjen. Gjatë vizitës, përfaqësuesit riafirmuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër.

Platforma informoi familjen Selimi për mobilizimin qytetar dhe për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si shprehje e mbështetjes popullore për çlirimtarët që po përballen me procesin në Hagë.