Rama paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses: Mos-përfshirja e buxhetit të Prishtinës është shkelje flagrante

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mbajti një konferencë për media lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të kryeqytetit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. Ai tha se kjo nuk ishte një neglizhencë administrative, por një cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues. “Buxheti i komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i…

Lajme

15/02/2026 14:40

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mbajti një konferencë për media lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të kryeqytetit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Ai tha se kjo nuk ishte një neglizhencë administrative, por një cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues.

“Buxheti i komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i jep Kryeqytetit mundësinë për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese. Çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike”, tha Rama, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se pasojat janë konkrete: shërbimet publike bllokohen, projektet kapitale ndalen dhe funksionimi institucional i Kryeqytetit paralizohet.

Ndërkaq përveç konstatimeve, Rama konfirmoi se edhe do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Derisa theksoi se kjo është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake, që duhet mbështetur përtej interesave politike.

“Do të jem aty, dhe trafiku urban do të funksionojë pa pagesë për qytetarët gjatë asaj dite,” shtoi Rama, duke siguruar qytetarët për lehtësimin e qarkullimit gjatë protestës. /Lajmi.net/