Rriten lumenjtë pas reshjeve të natës, paralajmërohen vërshime
Reshjet e pandërprera të shiut që nga pasditja e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës kanë ndikuar në rritjen e niveleve të disa lumenjve në Kosovë, duke shtuar rrezikun për vërshime lokale. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ngritje të theksuar kanë shënuar lumenjtë në Pellgun e Lepencit dhe në atë të Moravës së Binçës. Aktualisht:…
Lajme
Reshjet e pandërprera të shiut që nga pasditja e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës kanë ndikuar në rritjen e niveleve të disa lumenjve në Kosovë, duke shtuar rrezikun për vërshime lokale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ngritje të theksuar kanë shënuar lumenjtë në Pellgun e Lepencit dhe në atë të Moravës së Binçës.
Aktualisht:
Lumi Lepenc në pikën matëse në Han të Elezit ka arritur nivelin 2.93 metra dhe është në rritje. Lumi Morava e Binçës në Viti ka arritur 1.33 metra dhe po vazhdon të rritet. Lumi Nerodime në Kaçanik ka arritur 0.82 metra (matje e orës 08:00, 15.02.2026) dhe gjithashtu është në ngritje.
Ndërkohë, lumenjtë e tjerë në vend janë brenda rrjedhave normale dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sa i përket sasisë së reshjeve:
Brezovica: 24.8 mm/m² Hani i Elezit: 36.8 mm/m²
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë lumenjve, të tregojnë kujdes për shkak të mundësisë së vërshimeve lokale./kp