Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike. Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë. “Përveç kësaj, motoja e atij është…
Lajme
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.
Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë.
“Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që jemi unik si popullatë, si qytetarë, kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike”, tha ai në një intervistë për RTK.
Konjufca, bëri me dije se do të jetë në Hagë. “Hera e tretë që do të shkojë prapë në Hagë është procesi përmbyllës. Janë fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së zotit Thaçi, Jakup Krasniqi, zotit Selimi dhe zotit Veseli. Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, tha Konjufca.