Skandal në Gjakovë, sulmohet gjyqtari i ndeshjes Vëllaznimi – Prishtina, Policia arreston një person

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në ndeshjen basketbollistike mes Vëllaznimit dhe Prishtinës. Një tifoz është futur në parket dhe ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes. Pas kësaj policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar personin që ka kryer sulmin. Ndeshja u ndërpre, 1 minut e 26 sekonda para fundit, ku Vëllaznimi ishte duke udhëhequr me rezultat…

Sport

14/02/2026 19:53

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në ndeshjen basketbollistike mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Një tifoz është futur në parket dhe ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes.

Pas kësaj policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar personin që ka kryer sulmin.

Ndeshja u ndërpre, 1 minut e 26 sekonda para fundit, ku Vëllaznimi ishte duke udhëhequr me rezultat 68-64.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 74-69 për Vëllaznimin.