Rikthim me dopietë: Manaj shkëlqen në barazimin e Sivassporit
Rey Manaj është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme te Sivasspor, duke realizuar dy gola në ndeshjen ndaj Vanspor FK, e cila përfundoi me barazimin 3-3. Sulmuesi shqiptar ishte ndër më të dalluarit në fushë, duke treguar instinkt të lartë realizimi, transmeton lajmi.net. Njëri prej golave erdhi nga një goditje dënimi e ekzekutuar…
Sport
Rey Manaj është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme te Sivasspor, duke realizuar dy gola në ndeshjen ndaj Vanspor FK, e cila përfundoi me barazimin 3-3.
Sulmuesi shqiptar ishte ndër më të dalluarit në fushë, duke treguar instinkt të lartë realizimi, transmeton lajmi.net.
Njëri prej golave erdhi nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke konfirmuar cilësitë e tij teknike dhe vetëbesimin pas rikthimit.
Këto ishin golat e parë për 28-vjeçarin pas kthimit në Turqi, pasi së fundmi kishte qenë pjesë e skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Sharjah. Paraqitja e tij shihet si një sinjal pozitiv për vazhdimësinë, ndërsa pritet që Manaj të ketë rol edhe më të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme./lajmi.net/