Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq ka njoftuar se në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ka zhvilluar një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas Anushiqit, gjatë takimit janë diskutuar aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme në kuadër të Deklaratës…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq ka njoftuar se në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ka zhvilluar një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Sipas Anushiqit, gjatë takimit janë diskutuar aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, që ka për qëllim zhvillimin e projekteve të reja në industrinë e mbrojtjes dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të tre shteteve.
Në një postim në “X”, Anushiq theksoi se “nuk ka absolutisht asgjë kontestuese” në këtë deklaratë dhe se ky bashkëpunim nuk paraqet rrezik për askënd.
Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe thellimi i partneritetit dhe aleancës mes tri vendeve mike.