Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapqevë, në komunën e Malishevë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 shkurt 2026, kur një familjar ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi…

Lajme

14/02/2026 09:37

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapqevë, në komunën e Malishevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 shkurt 2026, kur një familjar ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.