Policia arreston në Lipjan personin që u fut i maskuar në market

Një person është arrestuar pasi kishte vjedhur në një market në Lipjan. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i maskuar me forcë kishte depërtuar në lokal-market dhe kishte vjedhur para”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës. “Nga i dyshuari janë sekuestruar rreth 108 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në…

Lajme

14/02/2026 09:21

Një person është arrestuar pasi kishte vjedhur në një market në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i maskuar me forcë kishte depërtuar në lokal-market dhe kishte vjedhur para”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar rreth 108 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.