Video me para false për të mashtruar qytetarët, Policia bastis tri lokacione në Podujevë

Njësitë relevante të policisë kanë realizuar bastisje në tri lokacione në Podujevë, ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin për mashtrim përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, të dyshuarit me qëllim përfitimi material shpërndanin në internet video dhe fotografi ku shfaqnin kartela të bardha, duke pretenduar se ato ishin të mbushura me…

Lajme

14/02/2026 08:57

Njësitë relevante të policisë kanë realizuar bastisje në tri lokacione në Podujevë, ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin për mashtrim përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, të dyshuarit me qëllim përfitimi material shpërndanin në internet video dhe fotografi ku shfaqnin kartela të bardha, duke pretenduar se ato ishin të mbushura me shuma të ndryshme parash dhe të gatshme për blerje nga qytetarët.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar si prova materiale dy laptopë, tre telefona celularë, kartëmonedha imituese prej 5, 10 dhe 20 euro, me të cilat simulohej kryerja e veprës online, një kartelë e bardhë, tri pistoleta me gaz me gjithsej 17 fishekë.

Për armët është iniciuar rast i veçantë në Stacionin Policor në Podujevë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.