Liderë të shumtë botërorë në Mynih, Kurti përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje
Konferenca e Sigurisë në Mynih ka mbledhur udhëheqësit botërorë në kuadër të samitit treditor. Ajo nisi dje dhe do të zgjasë deri të dielën, teksa fjalën i pari e pati kancelari gjerman Friedrich Merz i cili dha paralajmërime “të frikshme” se nuk ka më rend botëror bazuar në rregulla. Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron ka…
Lajme
Konferenca e Sigurisë në Mynih ka mbledhur udhëheqësit botërorë në kuadër të samitit treditor.
Ajo nisi dje dhe do të zgjasë deri të dielën, teksa fjalën i pari e pati kancelari gjerman Friedrich Merz i cili dha paralajmërime “të frikshme” se nuk ka më rend botëror bazuar në rregulla.
Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë që Evropa duhet të përgatitet drejt pavarësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë konferencë, në emër të Kosovës merr pjesë kryeministri Albin Kurti.